Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilali-Zendeli tha se BDI ka propozuar Marrëveshje Kombëtare për Përparim, që sipas tyre, kjo marrëveshje synon krijim e shpresës, mundësisë dhe perspektivës. Siç tha Bilali-Zendeli, ka ardhur koha që vendi të mos mbahet peng nga frika dhe armiqtë imagjinarë e të ndalet, që siç thotë, këtë absurditet politik.
“Kjo është arsyeja pse Kongresi i BDI-së
doli me propozimin për një Marrëveshje Kombëtare përPërparim.
Kjo nismë nuk është partiake. Nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformë mbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikës. Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojëfrikën, por të krijojë shpresë.
Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi.
Nuk synon të ruajë status quo-në, por të hapëperspektivë për brezat që sot po largohen ngavendi.
Kongresi i BDI-së e bën këtë thirrje me bindjense vendi nuk ka nevojë për më shumë armiq, porpër më shumë marrëveshje. Jo për më shumëndarje, por për më shumë përparim.
Ky është momenti për të ndërprerë zinxhirin e apatisë dhe për të ndërtuar një konsensus të rikombëtar për prosperitetin”, tha arta Bilali Zendeli.
