Gazetare: Ajnur Baftijari
Policia nuk ka të dhëna se sa shkelje ka regjistruar sistemi Safe City për veturat zyrtare. Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski në bilancin e shkeljeve të regjistruara deri tani, pavarësisht se janë në cilësinë e vërejtjeve, numri i kundërvajtjeve me vetura zyrtare është shumë i lartë. Toshkovski tha se periudha e edukimit të shoferëve po jep rezultate konkrete.
“Sa gjoba janë shqiptuar për shkelje në komunikacion ndaj veturave zyrtare nga sistemi i mençur, por aq sa janë shqiptuar për veturat jo zyrtare. Përkatësisht, gjoba nuk ka për momentin por ka vërejtje. Në këtë moment nuk kam të dhëna se sa vërejtje janë dhënë për veturat zyrtare dhe sa për vetura private. Por një gjë ta dini, sistemi e regjistron çdo një kundërvajtje, pavarësisht se nga kush është bërë”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Por derisa Toshkovski shpreson që sistemi të hyn në funksion më 1 shkurt, kryeministrit Hirstijan Mickoski nuk i ngutet. I pyetur nëse i ka siguruar 80 votat e nevojshëm për miratimin e propozim-Ligjit për kundërvajtje, kreu i organit ekzekutiv tha se shkurt se akoma si kemi bërë matematikat si duhet!
“Akoma nuk kemi i kemi bërë matematikën”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Kuvendi javën e kaluar miratoi katër nga gjashtë ligjet e nevojshme për sistemin inteligjent Safe City. Ka mbetur pa miratuar Kodi i ri Penal dhe propozimi-Ligji për kundërvajtjes, zgjidhje ligjore sistematike për të cilin nevojiten 80 vota në Kuvend.
Aktualisht shumica parlamentare nuk i ka votat, ndërsa partitë opozitare në parim janë deklaruar se nuk e mbështesin. Safe City ishte planifikuar të niste me punë më 1 janar të vitit 2026. Për shkak të reagimeve në opinion, zbatimi i tij në praktikë dhe me fuqi juridike u shty për një muaj. Por edhe kjo datë mbetet vetëm parashikim pasi pa miratimin e ligjit kryesorë, atij për kundërvajtje sistemi Safe City nuk mund të hyjë në funksion. / Alsat.mk
The post Safe City pritet të nisë më 1 shkurt, por kryeministri ende pa llogari për 80 votat e ligjit për kundërvajtje appeared first on Alsat.
