Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij mbërritën në Florida mbrëmë për negociata me Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Florida është shtyrë për dy orë.
Sipas orarit të përditësuar, Trump do të marrë pjesë në një takim dypalësh me presidentin e Ukrainës sot në orën 13:00 sipas kohës lokale të Floridës, ose në orën 19:00 sipas kohës tonë, njoftoi administrata amerikane.
Më parë ishte njoftuar se takimi do të zhvillohej në orën 15:00 sipas orës lokale. Takimi do të zhvillohet në Palm Beach, ku ndodhen klubi i golfit dhe prona e Trump.
The post Shtyhet takimi Trump-Zelensky appeared first on Alsat.
