Gazetar: Angell Dimovski

Pas fotografive të publikuara dje në rrjetet sociale të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe në aeroportin e Venecias, sot ka pasur përplasje të reja mes dy partive më të mëdha politike. Nga VMRO-DPMNE pretendojnë se “Filipçe ka shkuar për pushime në Dubai”.

“Venko duhet të përgjigjet si ka ardhur deri te pasuri të paluajtshme ose investime në Dubai? A mos vallë tenderët dhe anekset për të cilat flisnim në konferencat për shtyp për lëndët që Prokurori Kocevski ia mbante në sirtar, i kanë mundësuar Filipçes pikërisht një luks të tillë?”, deklaroi Valentin Manasievski – anëtar i komitetit qendror të VMRO DPMNE-së.

LSDM akuzon se Filipçe po ndiqet.

“Ajo që çdo qytetar mund ta verifikojë vetë online është se nuk ka fluturim të tillë për Dubai. Tani, kur tashmë të gjithë qytetarët e dinë se po i përdorin shërbimet e sigurisë për ndjekjen e kryetarit të LSDM-së, shtrohet një pyetje: Pse nuk publikojnë fotografi nga Dubai?”, thonë nga LSDM.

Shkuarja dhe investimi në Dubai është temë me të cilën partitë politike përplasen prej muajsh. /Alsat.mk

The post Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga Venko Filipçe, shkak për përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së appeared first on Alsat.