Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i VLEN-it për Gostivarin, Nevzat Bejta mbrëmë ka realizuar takim me forumin e gruas. Bejta thekson se Forumi i Gruas është një nga shtyllat kryesore të angazhimit qytetar dhe fuqizimit politik. Bejta në konferencën e sotme premtoi se nëse ai zgjidhet kryetar i Gostivarit do të fillojë menjëherë realizimin e mbi 20 projekte për të cilat tha se ka mbështetjen e pushtetit qendror.
“E keni dokumentacionin që janë të shkruara për çdo lagje që i kanë paraparë mjetet nga Qeveria që janë dedikuar për Gostivarin dhe asnjë denarë nuk do të keqpërdorët qoftë nga buxheti komunal, qoftë mjetet financiare që do të vinë nga buxheti qendror,” tha Nevzat Bejta, Kandidat i VLEN.
The post Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i VLEN-it për Gostivarin, Nevzat Bejta mbrëmë ka realizuar takim me forumin e gruas appeared first on Alsat.
