Kandidati i VLEN-it për Komunën e Gostivarit Nevzat Bejta ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore në fshatin Debresh. Bejta ka premtuar para banorëve se në 100 ditët e para si kryetar komune, do të nisin përgatitjet për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm për banorët e Debreshit, teksa tutje do të realizohen të gjitha projektet e parapara për Debreshin, sipas kërkesave të banorëve. Kandidati i VLEN-it u ka premtuar banorëve se nuk do të ketë më neglizhencë apo harresë nga komuna dhe se është koha për punë të mira dhe në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim.

The post Nevzat Bejta në Debresh: Zgjidhja e ujit të pijshëm nis brenda 100 ditëve të para appeared first on Alsat.