Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara se ato duhet të kenë kontroll mbi Grenlandën. “Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështjet që lidhen me marrëdhëniet e tyre,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës. Të dielën, Donald Trump deklaroi se SHBA-të “kanë nevojë” për Grenlandën, një territor gjysmë-autonom të Danimarkës dhe një tjetër anëtare e NATO-s, për arsye sigurie. Ai nuk përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e territorit.
The post BE-ja mbështet Danimarkën – Grenlanda, Tramp: Na duhet për siguri appeared first on Alsat.
