Të krishterët ortodoksë në Maqedoni festojnë Krishtlindjet

Sot, të krishterët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut po kremtojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen.

Me këtë rast, liturgjitë festive u mbajtën këtë mëngjes në të gjitha kishat, ndërsa kremtimi qendror po zhvillohet në Kishën Katedrale “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, ku Kryepeshkopi Stefan udhëheq liturgjinë e Shën Vasilit të Madh.