Për dallim nga një ditë më pare, situata nga përmbytjet në Kosovë duket se po përmirësohet. Në komunën e Malishevës, situata po stabilizohet dhe autoritetet po punojnë për raportimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Emergjencat në bashkëpunim me forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar dje në evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Janë evakuuar 20 familje në Gjakovë dhe 6 familje në Malishevë. Ndërkaq, Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se fillimi i procesit mësimor, i parashikuar për sot, është shtyrë për të hënën, më 12 janar. Si pasojë reshjeve intensive në Kosovë, shumica e lumenjveveçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore, kanë pësuar ngritje të ndjeshme të niveleve, duke dalë në disa segmente nga shtrati dhe shkaktuar përmbytje lokale.