Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se çdo vendosje e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë do t’i nënshtrohet një votimi në Parlament.
Deklarata vjen pas nënshkrimit të një dokumenti qëllimi mes Britanisë së Madhe, Francës dhe Ukrainës, i cili parasheh vendosjen e forcave në rast të arritjes së një marrëveshjeje paqeje, raporton Reuters.
Starmer tha se do ta informojë vazhdimisht Dhomën e Përfaqësuesve dhe se çdo vendim për dërgimin e trupave do të hidhet në votim parlamentar. Ai shtoi se numri i ushtarëve do të përcaktohet sipas planeve ushtarake që janë në përgatitje.
Kryeministri britanik theksoi gjithashtu se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe se Britania nuk do të veprojë pa koordinim të plotë me aleatët amerikanë.
Ndërkohë, SHBA-ja ka shprehur mbështetje për një koalicion më të gjerë të aleatëve të Ukrainës, që synon ofrimin e garancive të sigurisë në rast të një agresioni të ri rus.
