Pas fitores së sotme të koalicionit të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunat e Vrapçishtës dhe Gostivarit, Arben Taravari nga ky koalicion tha se pret zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Sipas tij, zgjedhjet do të mbaheshin në maj ose tetor të këtij viti.

“Aleanca Kombëtare për Integrim u tregua se bashkë mund të bëjmë rezultate të jashtëzakonshme dhe kjo më është një frymë e re e cila besoj se do të vazhdojë në zgjedhjet parlamentare të cilat unë i pres në 2026-tën, ndaq ato të mbahen në maj apo në tetor”, tha mes tjerash Taravari.

I pyetur për këtë, Amir Elezi nga koalicioni VLEN në Click Plus në TV21 tha se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne sigurisht që pajtohemi dhe jemi të gatshëm të shkojmë prapë në zgjedhje. Unë nuk di me çfarë analitike kërkojnë të shkojnë prapë në zgjedhje kur i kanë humbur të gjitha komunat dhe të bëjnë përsëri një aventurë të tillë ata dhe të thirren sikurse duhen zgjedhje të reja, është jo e hijshme. Ja të parashtroj një pyetje, ku do të fitojnë? Në zonën 1, nuk kanë asnjë komunë që menaxhojnë, në zonën 6 janë të izoluar në terma politik dhe gjeografik tashmë kanë vetëm Vrapçishtin dhe Gostivarin, në zonën 5 është e njëjta situatë, ku pretendojnë se do të fitojnë?”, theksoi Elezi.