Real Madrid ka dalë kokulur nga finalja e Superkupës së Spanjës, pasi është mundur me shifrat 3-2 nga Barcelona. Madrilenët bënë një ndeshje të mirë, por nuk ia dolën të siguronin fitoren, apo të paktën të çonin sfidën te penalltitë edhe pse patën raste në fund, siç shpjegoi trajneri Çabi Alonso.

“Humbja të dhemb në çdo lloj mënyre, ishte një ndeshje e barabartë, shumë e luftuar, emocionuese. Të mbetet ajo shija se me dy rastet e fundit, shumë të pastra që kishim, ishim shumë pranë barazimit në finale.

Fundi i pjesës së parë? Kanë ndodhur shumë gjëra në ato 15 minuta, kontrolluam mirë, pa pasur mbajtjen e topit, por kishim dy rastet më të pastra. Pësuam golin e parë por ekipi dha gjithçka, shkuam në 2-2 në pushim dhe pjesa e dytë ishte e luftuar. Nga asgjëja kishin fat të goli dhe u munduam ta barazonim, por nuk ndodhi.

 

Vinicius? Goli ishte i jashtëzakonshëm, gjithçka që krijoi në krah. Ekipi punoi shumë, dhamë gjithçka por sot nuk ia dolëm të fitonim. Ishte Vinicius që kërkoi ndërrimin, rezistoi shumë mirë deri në minutën e 85-të. Ne kishim në plan të aktivizonim Mbape që para se të vinte goli i 3-2, më vjen keq që u fut kur kaluam në disavantazh.

Si rikuperohet nga kjo humbje? Duhet të kthejmë faqen sa më parë që të jetë e mundur, është një ndeshje, është një turne… nga ato që i cilësojmë më pak të rëndësishëm. Duhet të shohim para, të tentojmë të rikuperojmë gjendjen tonë dhe të shohim para”, tha trajneri i Realit pas sfidës.

The post Çabi Alonso shpjegon vendimet për Vinicius dhe Mbape appeared first on Alsat.