Barcelona u shpall fituese e Superkupës së Spanjës pasi mundi Real Madridin 3-2 në Arabinë Saudite. Përtej rezultatit, ndeshja u shoqërua me polemika arbitrale. Njëra prej tyre ndodhi në pjesën e dytë kur Raul Asencio u ndëshkua me karton të verdhë pasi ndali një kundërsulm të Barcelonës, duke goditur këmbën e Pedrit.
Shumë e konsideruan këtë ndërhyrje si të denjë për një ndëshkim më të rëndë. Ish-arbitri Alfonso Perez Burrull, në “Radio Marca”’, shpjegoi këndvështrimin e tij.
“Kundërsulmi kishte përfunduar dhe duket më shumë si një goditje sesa pengesë për ta ndalur Pedrin. Për mua kjo situatë është më shumë për karton të kuq se sa të verdhë, sepse është një goditje e pastër. Mendoj se Asencio shkon për ta gjuajtur kundërshtarin, nuk është pengesë”.
Megjithatë, ai theksoi vështirësinë e vendimit.
“Është një situatë shumë e vështirë për t’u gjykuar, sepse nuk është një goditje shumë e fortë”. Sipas tij, në La Liga kjo ndërhyrje “me shumë gjasa do të ndëshkohej me të kuq”.
The post Ish-arbitri i njohur: Goditja e Asensios ndaj Pedrit ishte më shumë për karton të kuq appeared first on Alsat.
