Christopher Nkunku dha sinjalin që priste i gjithë ambienti kuqezi, mbi të gjitha trajneri Massimiliano Allegri. Pas mungesës për shkak të një problemi në kyç, sulmuesi francez hyri në fund ndaj Fiorentinës dhe shënoi golin vendimtar të barazimit 1-1, duke shmangur humbjen dhe çuar serinë e ndeshjeve pa humbje në Serie A në 18.

Së fundi ishin përhapur zëra për një kalim te Fenerbahçe që në janar dhe për ribashkim me Tedesco, ish-trajnerin e tij te Leipzig. Sidoqoftë, pas golit në Firence, Nkunku ishte i prerë: “Unë dua të qëndroj këtu, te Milani, jam i përqendruar 100%. Për Fenerbahçen janë vetëm spekulime”.

Milani ka afruar Fullkrug në sulm në fillim të janarit, ndërsa kandidati për t’u larguar do të ishte Santiago Gimenez. Megjithatë, dëmtimi që e mban jashtë deri në fund të shkurtit e bën shumë të vështirë shitjen e tij në dimër, pasi klubi duhet të gjejë një ekip të gatshëm të investojë “me besim” dhe me perspektivë afatgjatë.

The post Nkunku i mbyll derën Fenerbahçes me fjalë dhe vepra, Milani në vështirësi “skarcimi” appeared first on Telesport.