Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë mesatare nga perëndimi. Temperatura minimale do të lëvizë nga -12 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë Celsius.

Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 3 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri në fund të javës do të mbajë mot stabil dhe i thatë. Nga nesër, nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të lehtë.