Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të vendosë shumë shpejt sanksione të reja ndaj autoriteteve përgjegjëse për “shtypjen” e protestave antiqeveritare në Iran, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ursula von der Leyen e ka cilësuar si tronditës numrin e viktimave në Iran gjatë protestave antiqeveritare dhe ka dënuar “përdorimin e tepruar të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të të drejtave të qytetarëve atje”.
Ajo shtoi se në koordinim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, “do të propozohet me shpejtësi vendosja e sanksioneve të tjera ndaj atyre që janë përgjegjës për represionin”.
“Ne qëndrojmë përkrah popullit të Iranit, i cili po marshon me guxim për lirinë e tij”, ka thënë Von der Leyen.
The post BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit, shkak shtypja e protestave appeared first on Alsat.
