Barcelona ende po feston suksesin e Superkupës së Spanjës, ku mundi Real Madridin 3-2 në Arabinë Saudite. Katalanasit synojnë një sezon pozitiv dhe me vetëbesim të lartë. Ata kanë shumë mundësi për tituj në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e fundit është më e dëshiruara, pasi Barcelona nuk e ka fituar prej 11 vitesh.
Megjithatë, jo të gjithë besojnë te sukseset e tyre. Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në podkastin “Einfach mal Luppen”, nuk beson në një arritje të tillë.
“Barça duket e lumtur me Superkupën, por tani vjen Liga e Kampionëve me kundërshtarë të nivelit të lartë. Nuk do të fitojë asnjë titull kontinental, të paktën kështu mendoj unë”.
Barcelona do të synojë fitimin e Ligës së Kampionëve, por më parë duhet të përfundojë brenda tetëshes në grup. Me lojtarë si Pedri, Lamine Jamal dhe Rafinja në formë, katalanasit kanë avantazh.
Çelësi është mbrojtja, rikthimi i Pau Kubarsi dhe Ronald Araujo në nivelin më të mirë do t’iu japë blaugranave mundësi reale për sukses.
The post Kros: Nuk besojë se Barcelona do të fitojë Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.
