Isen Shabani mori mandatin si kryetar i Komunës së Vrapçishtit, ky edhe lexoi deklaratën solemne ku tha se detyrën do ta ushtrojë me ndershmëri dhe përgjegjësi, shkruan TV21. Shabani foli edhe për pastrimin e listave zgjedhure, ku deklaroi se census kishte edhe në zgjedhjet e 19 tetorit, pasi sipas tij, rreth 6 mijë persona që figurojnë në lista tashmë kanë ndërruar jetë. Por siç bëri të ditur ai, do t’u drejtohen organeve kompetente që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë probleme të tilla.
