Katër astronautët nga SHBA-ja, Rusia dhe Japonia, që u kthyen nga misioni në hapësirë, u ulën me kapsulën e tyre në Oqeanin Paqësor, pranë San Diegos. Misioni i tyre u shkurtua për më shumë se një muaj, sepse njërit prej tyre i nevojitej ndihmë mjekësore. Zyrtarët nuk zbulojnë se cili nga të katërtit ka problem shëndetësor dhe as për çfarë bëhet fjalë, por njoftuan se të gjithë janë “në gjendje të mirë”. Edhe pse ky është evakuimi i parë i tillë mjekësor në historinë e NASA-s, po shtrohet pyetja nëse në këto misione duhet të ketë mjekë.