Nga: Riley Cooper (Whitman Wire, mars 2025)
E përktheu: Jola Tasellari

Kudo dëgjojmë: Njerëzit nuk lexojnë më si dikur. Edhe pse format tradicionale të leximit mund të jenë më pak të zëshme, kultura e leximit është jo vetëm e gjallë, por edhe vitale. Ajo thjesht ka marrë forma të ndryshme nga përfytyrimi klasik i hapjes së gazetës çdo mëngjes apo leximit spontan të Lartësitë e stuhishme. Një vëzhgim të ngjashëm ka bërë edhe kolegu im Arham Khan për mënyrën se si të rinjtë i përthithin lajmet, duke theksuar se Nëse pyesni bazën tonë mediatike, arsyeja pse të rinjtë po largohen nga lajmi tradicional është sepse qenkan dembelë, të painformuar ose tepër të fiksuar pas rrjeteve sociale për t’u shqetësuar për botën reale. Kjo është kryekëput marrëzi! Për mua, e njëjta logjikë vlen edhe për librin. Narrativa se të rinjtë po i largohen letërsisë tradicionale për shkak të dembelizmit, mungesës së informacionit apo varësisë nga rrjetet sociale është e pavërtetë. Njerëzit nuk po i kthejnë shpinën leximit; përkundrazi, kultura e leximit po shndërrohet në diçka të bukur dhe të shumëllojshme, e cila gabimisht po interpretohet si e vdekur.

Edhe pse format tradicionale të leximit mund të mos jenë më aq dominuese, vetë kultura e leximit ka evoluar ndjeshëm gjatë pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Larg zhdukjes, leximi është përshtatur me mënyrat e reja të jetesës dhe teknologjitë bashkëkohore, duke krijuar forma të reja angazhimi, si rasti i botimit të librit të parë të Harry Potter në vitin 1997, i cili shiti 107 milionë kopje, duke u renditur pas The Book of Mormon (Libri i Mormonit) me 192 milionë kopje të shitura. Shpërthimi i letërsisë për të rinj (young adult) luajti një rol themelor në formësimin e klimës bashkëkohore të leximit. Pas Harry Potterit erdhën vepra si TwilightThe Hunger GamesDivergent dhe The Maze Runner, tematika e të cilave mbërtheu fort Gjeneratën Z, Milenialët dhe mjaft lexues nga brezat më të vjetër.

The post A ka vdekur kultura e leximit? appeared first on Alsat.