Ka startuar sot në Melburn grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti në tenis. Asnjë surprizë e madhe në takimet e ditës së parë, me pretendentët që kanë avancuar më tej.
Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-0 (6-3, 7-6, 6-2) ndaj Adam Ëalton. Fitore me përmbysje edhe për gjermanin Alexander Zverev, që mposhti 3-1 Gabriel Diallo (6-7, 6-1, 6-4, 6-2).
Ndër tenistët e tjerë pretendentë, një biletë për në raundin e dytë siguruan edhe britaniku Cameron Norrie, rusi Alexander Bublik, francezi Frances Tiafoe, argjentinasi Tomas Etcheverry dhe hungarezi Marton Fuscovics.
Te femrat, kualifikohet më tej numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka. Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-1) Sarah Tsintsoa. Surpriza e vetme ishte eliminimi i veteranes amerikane Venus Williams, që u mund 2-1 nga Olga Danilovic.
Më tej kualifikohen edhe britanikja Emma Raducanu, ukrainsja Elina Svitolina, grekja Maria Sakkari, italiania Jasmine Paolini, kazakja Yulia Putinseva, rusja Anastasia Potavova dhe australiania Talia Gibson.
The post Australian Open ngre siparin/ Fitore të lehta për “numrat 1”, eliminohet Venus Williams appeared first on Telesport.
