Sulmuesi anësor i Aston Villas, Xhadon Sanço ka arritur një rekord të madh së fundmi, duke hyrë në histori të futbollistëve anglezë. Në xhiron e shtatë të fazës së ligës së Ligës së Evropës, Sanço shënoi golin vendimtar në fitoren 1–0 kundër Fenerbahçes.

Ky ishte goli i tij i parë evropian për Aston Villan këtë sezon, por pati një rëndësi të veçantë. Sipas “Opta”, anësori i Aston Villas është bërë futbollisti i dytë anglez që shënon në garat evropiane për katër ekipe të ndryshme.

Sanço tani ka shënuar në Evropë për klube si Borusia Dortmund, Man. Junajted, Çellsi dhe tani Aston Villa, duke iu bashkuar Peter Krauçit, i cili e mbante këtë rekord. Ky i fundit e arriti këtë sukses në të kaluarën me klube si Liverpull, Portsmut, Totenham dhe Stouk Siti.

The post Anglezi i dytë që shënon për katër klube në garat evropiane appeared first on Alsat.