Me miratimin e propozim-Ligjit për kundërvajtje dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pushteti dëshmoi se shumica e 2/3 dhe badenteri ndodhet në favorin e saj, duke hedh poshtë të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare se pa votat e tyre nuk ka badenter dhe nuk kalojnë ligjet sistematike me 80 vota.
Paraprakisht BDI-ja ishte ajo e cila kishte siguruar 80 vota dhe badenter për riotganizimin e organeve shtetërore, përkatësisht themelimin e ministrive të reja në fillim të mandatit të Qeverisë. Që atëherë AKI-ja kishte trumbetuar se badenteri është në anën e tyre, por me shpartallimin e koalicionit, Qeveria siguroi votat e nevojshme për të gjitha ligjet sistematike pasi disa deputet të pakicave u larguan nga koalicioni me Ali Ahmetin.
The post Qeveria siguron 2/3 dhe Badenter pa opozitën shqiptare appeared first on Alsat.
