Ministria e Financave njofton se vendi mori konfirmim nga agjencia ndërkombëtare kreditore “Standard & Poor’s”, e cila e ruajti vlerësimin kreditor me “BB-” dhe perspektivë stabile, duke vlerësuar stabilitetin e politikave ekonomike, nivelin e moderuar të borxhit publik dhe aftësinë e shtetit për të kryer detyrimet financiare në kohë. Sipas Ministrisë, raporti thekson përshpejtimin e rritjes ekonomike, mbështetur nga investimet publike në projekte infrastrukturore dhe rritja e të ardhurave të amvisërive, me pritshmëri që rritja të arrijë 3.5% në vitin 2026, ndërsa konsolidimi fiskal gradual dhe investimet kapitale do të sigurojnë stabilitet dhe mbështetje për ekonominë vendase./TV21
