Arsenali, e vetmja skuadër me një rekord të përsosur në rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve, përballet me Mançester Junajtid, që vjen nga fitorja e bujshme në derbi. Kjo është supersfida e shumëpritur e fundjavës në Angli.

Saka, Gyokeres dhe Trosard, të mbështetur nga cilësia e Zubimendit, do të përballen me Bruno Fernandesh, Dorgu e Mbeuma në një ndeshje, që miqtë nuk e kanë fituar prej më shumë se tre vitesh

Arsenali është klubi më i mirë në Europë me shtatë fitore dhe është në krye të Premier Ligës, me një epërsi prej 4 pikësh ndaj ndjekësve të Mançester Sitit. Mirëpo Arteta nuk ka pushim, pasi tani përballet me Junaitedin të drejtuar nga Kerrik, i cili duket se është në gjendje ti kthejë “Djajtë e Kuq” aty ku e meritojnë të jenë.

The post “Djajtë e Kuq” plot 3 vite pa fitore ndaj Arsenalit appeared first on Alsat.