Medin Memeti ishte sërish protagonist për Melburn Sitin në Australi. Pas golit në javën e kaluar, të shtunën shënoi sërish dhe asistoi një tjetër gol. Humbja për Melburn Sitin megjithatë ishte turpëruese. Makarthur i mposhti me rezultatin 6 me 2.
Memeti është sulmues dhe vetëm 18 vjeç. Aktualisht është pjesë e moshave të Australisë, megjithatë interesi nga Shqipëria nuk ka munguar.
Talenti shqiptar e nisi sezonin me vështirësi, për shkak të dëmtimeve. Dy golat dhe asisti i fundit duke luajtur si sulmues i majtë, tregojnë se po kthehet në formën më të mirë si titullar
The post Talenti shqiptar i Australisë spikat me gol dhe asist appeared first on Alsat.
