Të dielën Baseli e fitoi derbin e madh të futbollit zviceran ndaj Zurihut. Por kampioni në fuqi i Zvicrës të hënën u nda me trajnerin Ludovik Manjin. Ai qëndroi në krye të skuadrës vetëm gjashtë muaj, ndërsa u shkarkua për mungesë të rezultateve.
Baseli është në vendin e katërt në Superligën helvetike, dhjetë pikë prapa liderit, Tunit. Dhe drejtuesit e klubit vendosën që të ndërrojnë kryetrajnerin.
Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren 4:3 ndaj Zurichut. Realizoi “hat-trick” dhe bëri një asistim. Baseli ka arsyetuar vendimin për shkarkimin e Manjinit me “mungesë të përparimit sportiv”.
The post Përpos fitores në derbin ndaj Zurihut, Baseli shkarkon trajnerin appeared first on Alsat.
