Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin.
Kryetari i Qytetit të Nju Jorkut, Mamdani, ka thënë se pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit. Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë.
The post Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur appeared first on Alsat.
