Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, shiut dhe borës në vendet më të larta, dhe borës në male. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm, njofton Departamenti Meteorologjik.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup, pjesërisht i vranët me shi të lehtë të kohëpaskohshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 10 gradë.
Periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira vazhdon me reshje shiu të herëpashershme dhe reshje bore në male.
The post Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut dhe borës në vendet më të larta appeared first on Alsat.
