Gazetar: Bashkim Sulejmani

Ndërrimi i emrave të rrugëve në Tetovë sërish hasi në kundërshtim nga “E Majta” dhe LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE-ja u shpreh “pro” emërtimit të rrugëve që nuk kanë emra, por kundërshtoi ndërrimin e atyre ekzistues.

“Pa asnjë emër dhe numër janë 250 rrugë. Rruga njëqind pa numër, por nuk ka numër shtëpie, ndërsa për rrugët që kanë emra e kemi thënë qëndrimin, nuk pranojmë ndërrim të emrave të këtyre rrugëve”, tha Angel Karapetro, këshilltar i VMRO-DPMNE, Tetovë.

Por edhe përkundër përplasjeve, grupi i punës për ndërrimin e emrave të rrugëve u formua.

“Rimërtimi i rrugëve në Tetovë do të pasqyroj realitetin qytetar, karakterin urban, historinë e identitetin e Tetovës dhe nuk mendoj që do kemi ndonjë mosmarrëveshje. Kryesisht do jemi të fokusuar tek rrugët që nuk kanë aspak emër, por edhe emrat e rrugëve ekzistuese do kenë padyshim ndryshime”, u shpreh Albi Qamili, kryetar i grupit për emërtimin e rrugëve.

Aktualisht në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë emra./ ALsat.mk

The post Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë vazhdon të kundërshtohet nga partitë maqedonase appeared first on Alsat.