Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Ai i mbijetoi votëbesimit në Kuvendin e partisë, ku kishte ofruar dorëheqje pas rezultateve të dobëta të LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovës, më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq për këtë parti që nga paslufta.
