Sot do të luhet në “Emirates” gjysmëfinalja e kthimit e vlefshme për “Carabao Cup” mes Arsenal dhe Çellsit. “Topçinjtë” fituan 3-2 përballjen e parë dhe tani do të synojnë kualifikimin në finale në ndeshjen që do të luajnë përballë publikut të tyre.
Gjithsesi, trajneri i Çellseit, Liam Rosenior, po i jep energji ekipit të tij përpara ndeshjes së sotme, duke synuar të përmbysë një disavantazh prej një goli dhe për të siguruar kualifikimin në finale.
“Realiteti është se Arsenali është favorit: Ata janë një gol përpara dhe luajnë në shtëpi, kështu që presin të avancojnë. Ne duhet të qëndrojmë në lojë sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha Rosenior
“Shpresoj që pjesa e dytë të bëhet momenti vendimtar për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Çellsi ka treguar karakter të shkëlqyer, por sfida kundër Arsenal mbetet e vështirë”, shtoi trajneri i Çellsit.
The post Rosenior: Arsenali është favorit, por Çellsi ka treguar karrakter të shkëlqyer appeared first on Alsat.
