Gazetar: Avni Tahiri
Kamerat e sigurisë në Shkup, funksionojnë në mënyrë aktive për të sanksionuar shkeljet në trafik. Megjithatë, përkundër kontrolleve të shtuara, gjendja e infrastrukturës rrugore në disa nga akset kryesore, mbetet shqetësim për vozitësit e automjeteve.
”Sipas qytetarëve, e vetmja kamerë e “Safe City-it’ e cila nuk do të regjistroje gjoba për tejkalim të shpejtësisë është kjo në rrugën e Kaçanikut që sipas vozitësve për shkak të gropave në rrugë detyrohen që të ulin shpejtësinë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.
“I thyem veturat dhe kjo duhet të rregullohet sa më shpejtë. Këtu siç duket nuk do të ketë dënime për shpejtësi? Si të shpejtojmë këtu i thyem veturat, kjo është fotografi e shtetit”, tha një qytetar.
“Këtu s’ka nevojë për kamera, ja vetë e shihni se si është rruga, i prishem veturat. Për shpejtësi këtu siç duket nuk do të ketë dënime? Jo, jo, ja s’ke ku shkon, kalojmë me 20 apo 30”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Këtu punohet dhe duhet të rregullohet por me kalimin e kohës do të rregullohet gjithçka”, theksoi një qytetar.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se punimet po zhvillohen në mënyrë aktive
“Aktualisht, po zhvillohen punimet në mënyrë aktive dhe po punohet në kanalizimin atmosferik në gjelbërimin qendror të bulevardit “Nikola Karev”, në segmentin nga lumi Serava deri te kryqëzimi me bulevardin “Sllovenia”. Afati për realizimin e këtij segmenti, së bashku me kanalizimin atmosferik dhe urën mbi lumin Serava, është fundi i muajit qershor të 2026”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Sipas Qytetit të Shkupit, me përfundimin e këtij segmenti do të përmirësohet ndjeshëm qarkullimi dhe siguria në këtë pjesë. /Alsat.mk
The post Safe City “s’bën pare” në rrugën e Kaçanikut, vozitësit: Gropat pamundësojnë tejkalimin e shpejtësisë appeared first on Alsat.
