Eduardo Iturralde González, ish-arbitër i njohur i La Liga-s nga viti 1995 deri më 2012, reagoi ashpër ndaj Joan Laporta, pas kritikave të këtij të fundit për arbitrimin në fitoren e Real Madridit ndaj Rayo Vallecano. Laporta kishte vënë në dyshim shtesën prej “9 apo 10 minutash” dhe kishte kritikuar Real Madridin e televizionin e tij, duke thënë se “po favorizohet një klub që ankohet vazhdimisht për arbitrat”.

I ftuar në emisionin “El Larguero”, Iturralde u përgjigj prerë: “Penalltia e Real Madridit ndaj Rayo nuk është e dyshimtë”. Ai shtoi se Laporta, kur flet për përfitime nga arbitrimi, duhet të kujtojë se “ai, mes të tjerëve, i ka paguar zëvendëspresidentit të CTA”.

Iturralde rikujtoi “Çështjen Negreira”, ku po hetohen pagesa rreth 7 milionë euro mes viteve 2001 dhe 2018 ndaj Enríquez Negreira. Sipas tij, “dëmi më i madh ndaj arbitrimit spanjoll është bërë pjesërisht nga Laporta dhe nga i pafytyri Enríquez Negreira”. Përfundimi ishte i qartë: “Laporta duhet t’i kërkojë falje futbollit spanjoll dhe arbitrave të La Liga-s”.

 

The post Sulm frontal i Iturralde ndaj Laporta: Të kërkojë falje, sepse pagoi të pafytyrin Enríquez Negreira appeared first on Telesport.