Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët juglindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 11 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira mesatare, erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Në fund të ditës, ndërsa veçanërisht gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë. 

Në ditët në vijim, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe intensitet të ndryshueshëm. Në malet më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa gjatë ditës së nesërme erë e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperaturat do të rriten.