Opozitarja LSDM reagoi ndaj pushtetit duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke theksuar se mjetet financiare ekzistojnë nëse qeveria heq dorë nga tenderët kriminalë dhe shpenzimet luksoze. Nga partia opozitare akuzojnë se në vend të përmirësimit të standardit të punëtorëve, pushteti ka zgjedhur sulme mediatike ndaj punëtorëve dhe LSDM-së dhe injorim të kërkesave të sindikatave. “600 euro pagë minimale nuk është luks – është minimum për një jetë dinjitoze”, thonë nga LSDM.
“Çdo ditë sulmohet LSDM-ja. E vërteta është e rëndë për pushtetin. LSDM ishte konstruktive, LSDM dorëzoi ligj disa herë për rritjen e pagave, për standardin e qytetarëve, për pagën minimale. Pushteti e refuzoi. VMRO dhe Mickoski po luajnë me dinjitetin e punëtorëve. VMRO zhvillon fushatë të zezë, Mickoski tallet publikisht, u vendos kushte, u ndan detyra, u porosit se kë “do ta priste të enjten”, theksoi Simona Cvetanoski, Anëtare E Bordit Ekzekutiv – LSDM .
