Rritja e pagës minimale do të shkaktojë mbylljen e një numri të madh dyqanesh të zejtarëve dhe pushim nga puna të punonjësve, paralajmërojnë nga Oda e Zejtarëve në Shkup. Për të mbijetuar dhe për të ruajtur likuiditetin, thonë se do të detyrohen të rrisin çmimet, gjë që do të ulë më tej kërkesën dhe do të çojë në mbylljen e një numri të madh biznesesh – tha kryetari i Odës së zejtarëve, Goran Ristovski.
“Ne nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të jetë e qëndrueshme, bazuar në një analizë të mirë. Ne jemi për paga më të larta dhe për jetë më të mirë edhe për qytetarët edhe për zejtarët. Më besoni se me rritjen e pagës minimale do të përballemi me probleme që ditën e nesërme, zejtari duhet të shtrenjtoj shërbimet, produktet që ofron, e kjo do të jetë në dëm të qytetarëve”, tha Ristovski.
Sektori i zejtarëve nuk mund ta përballojë këtë ritëm të rritjes së vazhdueshme të kostove. Situata e zejtarëve që punojnë në qytete të vogla dhe zona rurale, ku ka migrim të lartë dhe konsum dukshëm më të ulët të produkteve dhe shërbimeve artizanale, duhet të merret në konsideratë veçanërisht, porositën zejtarët.
“Prej tani me pagën minimale prej 24 në 36 janë 12, rreth 300 euro, nëse ka 3 të punësuar nga 300 euro ja 900 euro për secilin muaj, do të rriten shpenzimet vetëm në të punësuarit, dhe tani si ajo do të dalin në treg, sigurisht do të rriten çmimet, do të ketë ulje të punëtorëve ajo është e sigurt që qëndrimi siç është në Shkup është njëjtë edhe në odat e tjera rajonale”, tha Urzunov.
Kryetari i Odës theksoi se në Shkup janë mbi 2.300 zejtarë, ndërsa në Maqedoni pothuajse 8.000. Ka mungesë të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët, por është mirë – vlerësoi Ristovski – që gjithnjë e më shumë studentë janë të interesuar për arsim të dyfishtë.
