Maqedonia shënon 154-vjetorin e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Në kishën “Shën Spas”, ku ndodhet varri i tij, delegacione të shumta shtetërore dhe partiake vendosën kurora me lule, ndërsa klerikë në krye me Hirësinë e tij Stefanin, mbajtën shërbesë përkujtimore lutëse. Dellçev la gjurmë të thella në historinë e shtetit dhe përfaqëson simbol të idealeve dhe luftës për një shtet të pavarur. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Goce Dellçev është udhërrëfyes se si duhet ta ndërtojmë Maqedoninë. Ndërsa kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përkujtoi mesazhin e tij se “bota është fushë për garë kulturore mes popujve”, i cili duhet të jetë thirrje e qartë që Maqedonia duhet të ecë përpara drejt një shteti modern dhe prosperues.
