Interi ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje 2-1 në çerekfinale kundër Torinos ne ndeshjen e luajtur ne “San Siro”.
Ndeshja, e zhvilluar në “Brainteo” të Monzas, ishte e mbushur me emocione dhe momente kyçe që vendosën fatin e skuadrës së Cristian Chivut.
Interi e nisi furishëm dhe gjeti avantazhin në minutën e 35-të, kur Ange-Yoan Bonny realizoi me kokë pas një krosimi të saktë brenda zonës, duke çuar Interin në epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe në minutën e 48-të, Andy Diouf shënoi golin e dytë me një finalizim të shkëlqyer në qendër të portës pas një pasimi të mirë brenda zonës.
Torino reagoi dhe në minutën e 57-të Sandro Kulenovic shënoi me kokë për 2-1, duke rikthyer dramatizmin në ndeshje. Pavarësisht përpjekjeve të Torinos për të barazuar, Interi arriti të ruajë avantazhin deri në fund dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale ku do te luaje me njeren mes Napoli dhe Como.
The post KUPA E ITALISË: Interi kalon në gjysmëfinale dhe tani pret Napoli ose Como! (VIDEO) appeared first on Telesport.
