Moti sot do të jetë me vranësira dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në pjesët juglindore do të ketë reshje shiu (mbi 20 l/m²), ndërsa në zonat më të larta malore në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje bore.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup, mot kryesisht me vranësira, me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.
Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon një periudhë me vranësira të ndryshueshme deri të shtunën dhe mot relativisht të ngrohtë, me reshje të herëpashershme shiu që vende-vende do të jenë më të dendura. Gjatë natës, në pjesët juglindore priten reshje mbi 20 l/m², ndërsa të premten reshje më intensive do të ketë në pjesët skajore perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar.
Nga e diela pritet ftohje e motit, ndërsa reshje bore priten në zonat malore dhe në disa vende më të larta.
