Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë, ku pritet të ketë largime të shumta për të krijuar hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja si dhe për të ulur faturën e pagave.

Tre emrat e konfirmuar që tani që do të largohen në verë janë: Fran Garcia, Dani Ceballos dhe David Alaba. Franc Garcia është i pakënaqur me minutat e pakta që ka në dispozicion, ndaj largimi në verë është i pashmangshëm. Kontrata e 26-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2027 dhe te Real Madrid nuk duan ta humbin falas.

Destinacioni i ri për anësorin spanjoll pritet të jetë Bournemouth. E njëjta situatë edhe me Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe largimi i tij në verë është i sigurt. Për mesfushorin difensiv ka interes brenda dhe jashtë La Ligës. Përsa i përket David Alaba, kontrata i mbaron në qershor të këtij viti dhe austriaku do të largohet si lojtar i lirë. Destinacionet më të mundshme: MLS ose liga saudite.

The post E KONFIRMUAR! Këto do të jenë 3 largimet e para nga Real Madrid në verë, dy të pakënaqur dhe një përfundim kontrate appeared first on Telesport.