Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka marrë pjesë në Lutjet e Mengjesit në Uashington, transmeton TV21. Nga Kuvendi thonë se pjesëmarrja e Gashit në këtë ceremoni ishte një mundësi për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe për afirmimin e rolit të Maqedonisë së Veriut si një partner aktiv, i pranishëm dhe i respektuar në bashkëpunimin ndërkombëtar.