18 kompanive për përpunimin e kanabisit u është marrë leja për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se pas aksionit për sekuestrimin e marijunaës do intensifikohen kontrollet ndaj prodhuesve.
“Ne deri më tani kemi lëshuar 60 leje nga të cilat 18 janë marrë, shkaku se nuk janë plotësuar as kushtet minimale që duhet të ketë një prodhues. Po ashtu në bazë të Ligjit dhe protokolleve në çdo tre muaj do duhet të japin raport të rregullt, ndërsa në rast ndryshimesh duhet të jepen në kohë reale. Gjitha dokumentet janë në arkivin e Ministrisë dhe po ashtu ndjekim në aspekt të inspektoratit në formë të rregullt por në rast nevoje edhe ad-hok vizita. Pjesa tjetër nuk është në kompetencë të Ministrisë por në kompetencë të MPB ndërsa ku ka dalë prodhimi jashtë objektit dhe ku përfundon është punë e MPB që ta ndjek”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk
The post Aliu paralajmëron intensifikimin e kontrolleve ndaj prodhuesve të kanabisit appeared first on Alsat.
