“Unë nuk jam njëri prej tyre” – Muriqi refuzon krahasimin që Barça ia bëri me Lewandowskin

Skuadra e Barcelonës ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Lewa kundër Muriqit”.

Barça të shtunën nga ora 16:15 e pret Mallorcan e Vedat Muriqit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të La Ligas spanjolle.

Në postimin e Barçës ka reaguar ylli i Kosovës. Muriqi në “X” e falënderoi gjigantin katalunjas për krahasimin, por shkroi se pak sulmues mund të konkurrojnë me Robert Lewandowskin dhe ai nuk është njëri prej tyre.

“Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewan. Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit”, ka shkruar sulmuesi nga Prizreni.