Nëse kompjuteri juaj – qoftë me Windows apo Mac – fillon të sillet në mënyrë të pazakontë, kjo mund të jetë shenjë se ndoshta dikush po tenton ta spiunojë apo ka vendosur program të dëmshëm në të.

Ekspertët thonë se ndryshimet e papritura në funksionim nuk janë gjithmonë vetëm probleme teknike – ato mund të tregojnë një kërcënim real për sigurinë tuaj.

Sinjalet që duhet t’i vini re:

Ngadalësim i papritur dhe bllokime – Programet apo sistemi që punojnë jashtë normale, apo ventilatori që rreh pa arsye, mund të jenë shenjë se një malware po përdor burimet e kompjuterit;

Përmbytje me dritare që shfaqen papritur – Nëse shfaqen reklama apo aplikacione që nuk i njihni, mos i klikoni ato dhe hiqni çdo shtesë të dyshimtë nga shfletuesi;

Antivirus i çaktivizuar pa arsye – Disa viruse të avancuar mund të çaktivizojnë mbrojtjen tuaj; nëse nuk mund ta ndizni sërish sigurimin në kohë reale, provoni startimin në mënyrë të sigurt (Safe Mode) dhe bëni një skanim të plotë;

Ndryshime në shfletues – Nëse shtëpia e shfletuesit, motori i kërkimit apo faqet e hapura ndërruan pa lejen tuaj, rivendosini ato dhe hiqni çdo shtesë të panjohur;

Kamera që ndizet pa arsye – Nëse drita e kamerës ndizet edhe kur nuk jeni në një video thirrje, kontrolloni aplikacionet që kanë qajse te kamera dhe fshini ato të panevojshme.

Njoftime për ndryshim fjalëkalimesh që nuk i keni kërkuar – Kjo mund të tregojë se dikush po përpiqet të hyjë në llogaritë tuaja – menjëherë ndryshoni fjalëkalimet dhe aktivizoni mbrojtje shtesë.

Çfarë duhet të bëni menjëherë

Hidhni një sy Task Manager (Windows) apo Activity Monitor (Mac) për të kontrolluar proceset që përdorin më shumë burime;

Bëni një skanim të plotë me antivirus të besueshëm;

Hiqni çdo aplikacion ose shtesë shfletuesi që nuk e njihni;

Rivendosni çdo cilësim të ndryshuar dhe ndryshoni fjalëkalimet për llogaritë tuaja të rëndësishme.

Nëse vëreni disa nga këto shenja në të njëjtën kohë, ekspertët rekomandojnë që të veproni sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sa më herët të zbulohen këto kërcënime, aq më shumë rritet shansi për të mbrojtur të dhënat dhe privatësinë tuaj.

The post Nëse kompjuteri juaj sillet kështu, ndoshta po spiunoheni – çfarë duhet të bëni appeared first on Alsat.