LA Liga ka vendosur pezullimin e ndeshjes së javës së 23-të mes Rajo Valejkano dhe Real Oviedo, e cila duhej të zhvillohej këtë të shtunë, më 7 shkurt, në Stadiumin e ”Campo de Futbol de Vallecas” në orën 14:00.

Vendimi u mor pasi fusha e lojës nuk plotëson kushtet e sigurta për zhvillimin e ndeshjes.

Sipas njoftimit, Rajo Valejkano kishte ndërmarrë një zëvendësim të plotë të tapetit gjatë kësaj jave, por reshjet e vazhdueshme bënë që fusha të mos arrijë gjendjen optimale.

LALIGA dhe klubi monitoruan vazhdimisht punimet dhe bënë përpjekje maksimale për të zhvilluar ndeshjen, por kushtet atmosferike e pamundësuan këtë./IndeksOnline/

The post La Liga pezullon ndeshjen për shkak të terrenit appeared first on Alsat.