Pos ndryshimeve kadrovike në strukturat partiake, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar edhe rikonstruim të qeverisë, por edhe të disa institucioneve. Kreu i ekzekutivit nuk zbuloi se për cilët resorë e ka fjalën, por tha që rikonstruimi do të ndodh në maj ose qershor.
“Në muajin maj ose më së voni në qershor do të kemi rikonstruim të një pjese të resorëve në kuadër të kabinetit qeveritar, ndoshta të disa institucioneve. Deri tani fare nuk është bërë analizë e tillë, por në periudhën që vijon do të bëhet një analizë e tillë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
The post Mickoski paralajmëron rikonstruim të qeverisë dhe institucioneve në maj–qershor appeared first on Alsat.
