Gjatë gjithë javës heshtje nga institucionet kompetente pas skandalit të sekuestrimit të pesë tonëve drogë në Serbinë fqinje, e cila kaloi nëpër kufijtë e Maqedonisë. LSDM-ja opozitare reagoi duke thënë se kontrabanda e kësaj sasie është e pamundur pa logjistikë dhe mbështetje nga strukturat më të larta në Ministrinë e Brendshme, Doganat dhe pushteti. Njëkohësisht, LSDM akuzon qeverinë se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen me veprime të vonuara të sekuestrimit të kanabisit. Derisa publiku po pret përgjigje, opozita është decide – përgjegjësia duhet të ketë një emër dhe një mbiemër në vetë kryesinë e pushtetit.

The post LSDM akuzon pushtetin për heshtje pas skandalit të 5 tonëve drogë që kaluan përmes Maqedonisë appeared first on Alsat.