Nënkryetari i BDI-së Arjanit Hoxha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook reagoj ndaj pafuqisë së VLEN për të imponuar respektimin e kushtetutës së vendit dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“ U bë e qartë se përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri as që kanë pasur guximin ta pyesin kryeministrin për respektimin e gjuhës shqipe. Në vend që të kërkojnë llogari nga partneri i tyre i koalicionit dhe të kërkojnë shkarkimin e ministrit Filkov, “filozofët” e VLEN-it u turrën të sulmojnë opozitën, madje duke implikuar edhe ambasadorin e Shqipërisë për paaftësinë e tyre.

Mos u merrni me akuza për atë se çfarë kanë bërë të tjerët para jush; tregoni më mirë se çfarë keni arritur konkretisht për shqiptarët gjatë dy viteve të qeverisjes suaj. Deri më sot, nuk keni qenë të aftë të promovoni asnjë arritje reale.

Edhe sot u dëshmua se, pa Mickoskin, ju jeni të humbur në kohë dhe hapësirë.
Gjuha shqipe është zyrtare — nëse nuk na besoni neve, besoni padronit tuaj” – shkroi Hoxha.