Kylian Mbappé ishte protagonist i madh i fitores së Real Madridit ndaj Valencias, por një episod para fundit të pjesës së parë nxiti debate. Sulmuesi francez u ndalua për pozicion jashtë loje pas topit të marrë nga një pasim gabim i mbrojtjes kundërshtare.
Duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappé iu drejtua gjyqtarit të katërt: “Si mund të jem jashtë loje? Kam nevojë për një shpjegim”. Gjyqtari i përgjigjet: “Duket e ekzagjeruar në kamera, më vjen keq, diskutojmë brenda”. Mbappé iu përgjigj: “Ok, të shkojmë brenda dhe më shpjego, sepse nuk kuptoj”.
Në tunelin që çon në zhveshtore, Mbappé vazhdoi: “Më thua të flas dhe nuk më sheh në sy… Më thua diskutojmë brenda dhe unë jam këtu, por ti nuk më flet”. Pa marrë shpjegime të tjera, iu drejtua Camavingas, duke shpërthyer në një sharje në frëngjisht: “Arbitra kllounë”.
The post Mbappé i zemëruar me arbitrat: Çfarë kllounësh jeni, dua shpjegime… appeared first on Telesport.
